Në foltorën e Kuvendit, deputeti i LVV-së, Hydajet Hyseni ka recituar një poezi pasi bëri një analogji me kohën e viteve të 90-ta, raporton InLajmi.
Hyseni në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se po bëhet zhurmë, për pak gjë. Që sipas tij, “vogëlushët” njëjtë si në vitet e 90-ta, po nxiten të recitojnë poezi patriotike, pak të zjarrta.
“Zhurmë shumë, për pak. Kalim i temash që s’kanë lidhje me temën, mund të na kujtojnë njëfarë mënyre një… nëse ju kujtohet në vitet 90-ta, vogëlushët që nxiteshin të recitojnë poezi patriotike, pak të zjarrta, shpesh e recitonin një poezi të fëmijëve të vegjël”, është shprehur Hyseni në Kuvend.
Tutje, Hyseni vazhdoi për të recituar poezinë.
“Qesh i vogël e u rrita
Në prehën të nënës u mërzita”, “edhe për të dalë tek ajo tjetra”, vazhdoi Hyseni.

“…E ku deshta unë me qit,
rrnoftë Kosova Republikë”,përfundoi poezinë deputeti i VV-së. /InLajmi/