Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar delegacionin e deputetëve të PS-së kryesuar nga Taulant Balla, përcjell InLajmi.
Temat e takimit ishin në lidhje me hekurudhën Prishtinë – Durrës, pastaj për shtetësinë shqiptare për të gjithë shqiptarët dhe për paktin mbrojtës mes 2 vendeve.
Tutje ai thotë se kanë bashkëbiseduar për çështje politike dhe janë dakorduar për bashkëpunim mes dy grupeve parlamentare.
Postimi i plotë i tij:
Hekurudha Prishtinë – Durrës, shtetësia shqiptare për të gjithë shqiptarët dhe pakti mbrojtës mes dy vendeve, ishin temat e takimit të sotëm vëllezëror me delegacionin e deputetëve të PS-së kryesuar nga Taulant Balla.
Bashkëbiseduam edhe për çështjet politike dhe të sigurisë në vend e rajon dhe u dakorduam për bashkëpunim të mëtutjeshëm mes dy grupeve tona parlamentare. /InLajmi/