Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, i tha kryeministrit Kurti, se ligjëratat që i mban ai nuk i zgjidhin dot problemet, raporton InLajmi.
Haradinaj tutje i është drejtuar Kurtit duke i thënë ‘’më mirë dërgoni ata ministra te KEK-u me ndonjë tendë le të mërdhihen pak ndoshta gjejnë zgjidhje’’.
“Po më pëlqen nganjëherë që po na mban ligjërata këtu, ju siguroj që këto ligjërata janë edukuese edhe mua më ndihmojnë nganjëherë, por nuk po i zgjidhin temat. Punëtorët jashtë, pesë pare si japin çfarë ligjërate më jepni mua. Ata presin që kur do ta miratoni ligjin, kur do t’i rritni pagat. Ne ju admirojmë për dëshirën e tuaj për të na mbajtur ligjërata. Më mirë dërgoni ata ministra te KEK-u me ndonjë tendë le të mërdhihen pak ndoshta gjejnë zgjidhje”, ka deklaruar ai./InLajmi/