Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka uruar 3-vjetorin e FSK-së, gjithashtu ka përshëndetur gruan e parë gjenerale të FSK-së, Irfete Spahiun, përcjell InLajmi.
“Në 3-vjetorin e transformimit të FSK-së, le të përshëndesim gruan e parë Gjenerale të Forcave të Armatosura të Kosovës”,shkruan ajo.
Tutje ajo thekson se jeta e gjenerale e Irfete Spahiut, që nga radhët e UÇK-së deri në udhëheqjen e FSK-së ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm.
Gjithashtu uron dhe falëndëron FSK-në, për shërbimet e tyre.
Postimi i plotë i saj:
Në 3-vjetorin e transformimit të #FSK-së, le të përshëndesim gruan e parë Gjenerale të Forcave të Armatosura të #Kosovës:
Nga radhët e #UÇK-së deri në udhëheqjen e #FSK-së, jeta e gjenerale Irfete Spahiut ka qenë një rrugëtim vërtet i jashtëzakonshëm!
Faleminderit për shërbimin tuaj
Gëzuar ditëlindjen #FSK. /InLajmi/