Gjatë ditës së sotme, në Kuvendin e Kosovës është debatuar për ligjin e pagave.
Burim Ejupi nga ‘INDEP’ ka qenë i ftuar në ‘Context’ në ATV, ku ka ngritur një problematik tjetër s ai përket rritjes së pagave.
Ai ka thënë se fillimisht duhet të shikohet një zgjidhje për 350 mijë persona të papunë në Kosovës.
“Krejt pajtohemi se duhet të rriten pagat. Por çka të bëjmë me personat e papunë. Është barra e njëjtë, duhet me shikua edhe balancën. Çka të bëjmë me 350.000 persona që nuk janë në punë. Duhet të bëjmë një klimë që njerëzit me hi në punë dhe me qenë të barabartë. Kjo është pjesa pse nuk duhet të ngutemi, duhet të kemi një dialog”, ka thënë Ejupi.