Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Kosovës në Bruksel ka njoftuar se qytetarët e Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës dhe Luksemburgut do të duhen të paraqesin dëshmi vaksinimi ose test pcr/antigjen negativ jo më të vjetër se 24 orë në institucionet publike/private apo biznese, punonjësit/personeli i cili ka punë me palë/kontakt të drejtpërdrejtë me klientë, përcjell InLajmi.
‘’Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatoreve ekonomikë, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1 metër nga grupet e tjera të personave’’, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë nga Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Kosovës në Bruksel:
NJOFTIM!
Të dashur bashkëatdhetarë,
Duke u bazuar në vendimin datës 30.12.2021 të Qeverisë për masat e reja anti-Covid, qytetarët e Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës dhe Luksemburgut që sipas seksionit I, pika 52 dhe 53 (shih më poshtë) ku përcaktohet puna me palë, të gjitha palët që do kërkojnë shërbime nga shërbimi konsullor në Ambasaden e Republikës së Kosovës në Bruksel, do të duhen të paraqesin dëshmi vaksinimi ose test pcr/antigjen negativ jo më të vjetër se 24 orë. Gjithashtu, vetëm personat të cilët kërkojnë shërbime do të lejohen të hyjnë brenda në sherbim konsullor, ndërsa shoqëruesit janë të detyruar të presin jashtë (përveç në rastet kur shoqërimi është i domosdoshëm: personat me nevoja të veçanta fizike dhe personat nën 18 vjeç).
[Puna me palë]
-Në institucionet publike/private apo biznese, punonjësit/personeli i cili ka punë me palë/kontakt të drejtpërdrejtë me klientë (duke përfshirë, por duke mos u kufizuar, berberë, vozitësit e taksive, punonjësit në markete dhe banka etj.), duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.3 (Shënim: dëshmi e vaksinimit të plotë ose test pcr/antigjen negativ), në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt. Obligohet të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.3.
-Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatoreve ekonomikë, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1 metër nga grupet e tjera të personave./InLajmi/