Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa ka mabjtur përseri seancë gjyqësore në Gjykatën Speciale, raporton InLajmi.
Në këtë seancë është dëgjuar dëshmitari i 10-të, i cili do të vazhdoi me dëshminë e tij edhe nesër.
Ky dëshmitarë është dëgjuar në seancë të mbyllur përveç një pjesë të shkurtë ku seanca ka vijuar e hapur për publikun.
Gjatë kësaj dëshmie, dëshmitari me kodin W4674 ka thënë se ka marrë pjesë në zhvarrimin e një personi, dhe sipas tij ka thënë se i ka parë 2 trupa të pajetë në një varr por njërin e kanë lënë aty meqë sipas tij ishte person i panjohur.
Në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës deri tani kanë përfunduar dëshminë e tyre nëntë dëshmitarë të ZPS-së, të gjithë të mbrojtur. /InLajmi/