Kohëve të fundit jemi duke u ballafaquar me virusin Covid-19, mirëpo a e dini se cila sëmundje përgjysmoi gjysmën e popullsisë për 4 vjet, shkruan InLajmi.
Epidemia e quajtur “Murtaja e Madhe” apo “Vdekja e Zezë”, e cila erdhi nga lindja dhe u përhap në të gjithë Evropën, brenda 4 vjetësh (1347-1351), shfarosi gjysmën e popullsisë së kontinentit.
Si u përhap kjo sëmundje?
Shumica e shkencëtarëve besojnë se murtaja u perhap nga pleshtat që jetonin tek minjtë e zinj të kanaleve.
Në një epokë ku higjiena më elementare pothuajse nuk ekzistonte, pleshtat e minjve të kanaleve filluan të rriteshin nëpër mbulesa shtretërish dhe rroba.
Mjaftonte një kafshim pleshti për të infektuar një person.
Mirëpo mjekët e sotëm kanë sugjeruar se kjo sëmundje në fakt u shkaktua nga një bakter i quajtur “Yersinia pestis”.
Sa qëndroi kjo sëmundje?
“Vdekja e Zezë”, që u shfaq në Evropë, qëndroi për më shumë se 400 vjet.
Simpomat:
Fryrje me ngjyrë të zezë që rridhnin qelb, nën sqetull, në qafë dhe rrëzë kofshës.
Shanset për mbijetesë të infektuarve ishin 1/5. Madje shumica vdisnin brenda një jave.
Shërimi nga mjekët
Mjekët besonin se murtaja mund të përhapej thjesht me anë të vështrimit.
Mjekimet ishin shumë të çuditshme, disa prej tyre përfshinin gëlltitjen e smeraldeve, perlave apo floririt, vendosjen e jashtëqitjeve të thara të njeriut mbi gjendrrat e infektuara dhe pirjen e një përzierje me shurup molle, limon dhe ujë trëndafilash.
Mjekët vishnin “toga kundër murtajës”. “Sqepi” lunate rolin e një maske gazi dhe pengonte thithjen e ajrit që mund të bartte murtajën.
Varret masive
Trupat e viktimave duhet të hiqeshin sa më shpejt që të ishte e mundur, përndryshe kufomat kaliseshin dhe do ta përhapnin më shumë sëmundjen. Kufomat thjesht mblidheshin me karroca dhe hidheshin në varre masive.
Murtaja konsiderohej si “Gjykim i Zotit”
Në një kohë kur njerëzit ishin shumë besimtarë, mujrtaja u konsiderua si gjykimi i Zotit ndaj një bote të ligë. /InLajmi/
Burimi: Discovery Channel