Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, në sencën e Kuvendit të Kosovës, ka folur në lidhje me kërkesat e sindikatave ndaj Qeverisë, raporton InLajmi.
Hoxha ka pyetur se nëse kemi rritje ekonomike që është më e larta në historinë e Kosovës, atëherë pse kërkesat e sindikatave nuk trajtohen dhe nuk mirren seriozisht?
“Kryeministri e Ministri i Finanacave thanë që rritja ekonomike është më e larta në historinë e Kosovës, por nëse ky buxhet është më i madhi atëherë pse kërkesat e sindikatave nuk trajtohen dhe nuk mirren seriozisht…Rritja ekonomike nuk po shihet askund, po shohim vetem rritje enorme të çmimeve….Ftoni sindikatat diskutoni e dialogoni”, tha Hoxha në Kuvend.
Tutje Hoxha ka përmendur takimet e kryeministrit Kurti me sindikatat duke theksuar se kuptuam se kjo paraqitje ishte farsë propagandistike, sepse nuk ishte as qëllim e as mënyrë si të forcohen sindikatat.
“Në nëntor të vitit 2019 kryeministri i tanishëm Kurti kishte organizuar tryezë me krerët e sindikatave kryesore të vendit. Më 11 nëntor të 2019-ës kryeministri Kurti kishte pritur përfaqësuesit e sindikatave të arsimit, shëndetësisë, kujtojmë faktin se shqetësimi i tyre kishte qenë Ligji i Pagave dhe Ligji për Pensionimin e Parakohshëm të Policisë…Nëntë muaj më vonë sa janë në pushtet kuptuam se kjo paraqitje ishte farsë propagandistike, sepse nuk ishte as qëllim e as mënyrë si të forcohen sindikatat, i kishte përkrahur sa ishte por sot z.Kurti nuk i pret më”, u shpreh ajo ndër të tjera.
“Sindikatat përfaqësojnë mësuesit dhe shumë kë nga ne që jemi në sallë”, tha ajo tutje./InLajmi/