Ministria e Punëve të Brendshme, njofton se pas reshjeve të borës në Kosovë, shumica e rrugëve që shpijnë në pikat kufitare janë të kalueshme, përcjell InLajmi.
Disa prej këtyre rrugëve janë të kalueshme mirëpo duhet të siguroheni që të keni pajisje dimërore në mënyrë që t’i kaloni.
Ndërkaq siç bëhet e ditur në njoftim, në magjistralen Pejë-Kullë, rruga është e bllokuar për kamionë por jo edhe për vetura./InLajmi/