Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka postuar disa fotografi nga Suhareka dhe nga Prizreni, në të cilën kanë shkruar se janë mobilizuar për protestën “BOLL MA”, përcjell InLajmi.
Kjo protestë është organizuar nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës dhe nga Oda e Hotelierisë së Kosovës, e cila do të jetë para Qeverisë së Kosovës në ora 13:00 të mërkurën,
Postimi i plotë i Shoqatës së Gastronomëve:
Prizreni e Suhareka, më shumë se kurrë të mobilizuara në mbrojtje të të drejtës së tyre, në përkrahje të protestës “BOLL MA”, të SHGK-së dhe OHTK-së!
Shihemi të mërkurën me dt. 15/12/21, në ora 13:00, para Qeverisë!

BOLL MA – Durimit tonë i ka ardhur fundi! /InLajmi/