Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti, përcjell InLajmi.
Sipas FSSHK-së Kurti është duke përdorur gjuhë të ashpër dhe është duke njollosur punën e tyre.
Nga FSSHK kanë thënë se rritja e pagës dhe miratimin e Ligjit të Pagave, ku për realizimin e të cilave do ti përdorim të gjitha mjetet legjitime të reagimeve sindikaliste pavarësisht presionit dhe linçimeve karshi nesh!
Nga kjo feredartë po ashtu kanë paralajmëruar grevë.
Njoftimi i plotë i FSSHK-së:
Njoftojmë opinionin e gjerë publik se ato çfarë thotë Kryeministri Kurti asnjë nuk qëndron, i njejti me gjuhë të ashpër e urryese njollos punën tonë duke tentuar që në këtë mënyrë të shpërqëndron opinionin rreth kërkesës tonë legjitime asaj të: Rritjen e pagës dhe miratimin e Ligjit të Pagave, ku për realizimin e të cilave do ti përdorim të gjitha mjetet legjitime të reagimeve sindikaliste pavarësisht presionit dhe linçimeve karshi nesh!
Për të qenë të qartë kështu duke e demantuar atë se çka zt.Kurti përmendi sot ju rikujtojmë se:
Me dt 22.05.2017 Federata e Sindikatave te Shëndetësisë se Kosovës ka dërguar kërkesë prej 13 pikësh 5 partive politike:

LDK, PDK, AAK, LVV, NISMES, e me dt 23.05.2017 AKR e PD poashtu, ku në pikën e 5 të kësaj kërkese FSSHK-ë cek Ligjin e Pagave duke kërkuar përcaktimin e koeficientëve për të gjithë të punësuarit në sektorin publik me theks të veçantë punëtorët shendetësorë, mirëpo me sa po shihet sikur se atëherë as sot nuk ka gjetur vullnetin e mirë Kryeministri me partinë e tij që t’ju vihet në ndihmë punëtorëve shëndetësorë me qëllim që t’ju përmirësoj mirëqenien!!
A është e drejtë kjo çka kemi kërkuar? PO është, ka qenë e do të jetë..!
Dëshpërimisht, duke qenë se zt.Kurti është në rrugë për të dështuar njëkohësisht duke dezinformuar në të gjitha aspektet, atëherë si mbetet asgjë tjetër vetëm shkatërrimi i Sindikatave.
Shihemi në Grevë! /InLajmi/