Raportohet se është arrestuar një person, shtetas i Shqipërsië, pasi i njejti gjatë kontrollit të dokumenteve në kufi, tentoi t’i jepte ryshfet një zyrtarit doganor, përcjell InLajmi.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në brendi të dokumenteve, personi i dyshuar kishe vënë 50 euro, me qëllim që i njëjti të kaloj kufirin Shqipëri – Kosovë në mungesë të vaksinave.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:
PKK. Vermicë, 12.12.2021-20:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti gjatë prezantimit të dokumenteve për kontroll, në brendi kishte vendos një kartëmonedhë prej 50€ me qëllim që i njëjti të kaloj kufirin Shqipëri – Kosovë në mungesë të vaksinave ( ishte i pa vaksinuar). I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./InLajmi/