Guvernatori i shtetit amerikan të Kentakit, Andy Beshear, ka thënë se më shumë se 70 njerëz mbetën të vdekur nga tornadot të premten mbrëma.
Ai tha se kjo shifër mund të rritet në më shumë se 100 derisa tornadot që goditën vendin i quajti si më të këqijat në histori.
Dhjetëra dyshohet se kanë vdekur brenda një fabrike qirinjsh në qytetin Mayfield.
Beshear ka shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Kentaki.
Më shumë se 100 persona ishin brenda fabrikës Mayfield kur tornadoja goditi, tha ai, shkruan BBC.
Presidenti i SHBA Joe Biden shkroi në Twitter se ai ishte informuar për tornadot të shtunën në mëngjes, përcjell Klankosova.tv.
“Të humbasësh të dashurit në një stuhi si kjo është një tragjedi e paimagjinueshme. Ne po punojmë me guvernatorët për t’u siguruar që ata të kenë atë që u nevojitet ndërsa kërkimi për të mbijetuarit dhe vlerësimet e dëmeve vazhdojnë”,tha ai.