Kreu i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka përgëzuar organet e drejtësisë për arrestimin e të dyshuarve për vrasjen e trefishtë ne Gllogjan, përcjell InLajmi.
Ramosaj ka inkurajuar oragnet e rendit që të mos ndalen deri në zbardhjen përfundimtare të vrasjes në Gllogjan.
Ai gjithashtu ka uruar që rastef e tilla të mos përsëritën më.
Postimi i plotë i tij:
I përgëzoj organet e drejtësisë, në zbardhjen e rastit, konkretisht në kapjen e të dyshuarve në lidhje me vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor në Gllogjan.
I inkurajoj organet e rendit të shtetit tonë, që të mos ndalen deri në zbardhjen përfundimtare të vrasjes makabre në Gllogjan!
Uroj që raste të tilla, të mos përsëriten më në shqiptari! /InLajmi/