Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pritur në takim shefen e departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe Drejtoreshën e Institutit të Psikologjisë, Aliriza Arënliu, përcjell InLajmi.
Nagavci ka bërë të ditur se bashkë me zëvendësministren Edona Maloku – Bërdyna, diskutuan për rëndësinë e shëndetit mendor të nxënësve e mësimdhënësve dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
“Trajtimi i çështjeve të shëndetit mendor, duke mbështetur nxënës, mësimdhënës e prindër në këto aspekte është i rëndësishëm për të avancuar cilësinë e edukimit në vend dhe krijimin e programeve të qëndrueshme”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i saj:
Kënaqësi të mirëprisja në takim Prof. Asoc. Dr. Zamira Hyseni Duraku, Shefe e Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe Prof. Dr. Aliriza Arënliu, Drejtor i Institutit të Psikologjisë.
Bashkë dhe me zëvendësministren Edona Maloku – Bërdyna diskutuam për rëndësinë e shëndetit mendor të nxënësve e mësimdhënësve dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
Problematikat e shëndetit mendor në kuadër të politikave arsimore dhe institucioneve edukativo-arsimore, avansimi i rolit të psikologut të shkollave dhe realizimi i ndërhyrjeve me bazë në evidencë shkencore , ishin disa nga synimet për të cilat u dakorduam.
Bisduam edhe për ndërhyerjen në bazë të nevojave të identifikuara të shkollave dhe matjet e efikasitetit të këtyre intervenimeve.
Trajtimi i çështjeve të shëndetit mendor, duke mbështetur nxënës, mësimdhënës e prindër në këto aspekte është i rëndësishëm për të avancuar cilësinë e edukimit në vend dhe krijimin e programeve të qëndrueshme.
Shëndeti mendor njëjtë si ai fizik, ka një rëndësi të pakontestueshme për zhvillim e edukim ,prandaj ne së bashku po ndajmë detyrat duke përmirësuar kështu të gjithë sistemin./InLajmi/