Ditën e sotme po mbahet Kuvendi i Partisë Demokratike i thirrur nga ish- kryeministri Sali Berisha. Bëhet e ditur se po vijon të mbushet tribuna me delegatët e Kuvendit Kombëtar dhe mbështetësit e Partisë Demokratike në stadiumin “Air Albania”.
Ndërkohë deri më tani 4.863 persona janë skanuar të pranishëm si delegatë të Kuvendit. Kuorumi per të filluar punimet është 3.820 delegatë, shkruan Lapsi.al
Pritet që sot delegatët e Kuvendit të PD-së të shkarkojnë Lulzim Bashën.