Kreu i AAK-se, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklarimit të Prokurorisë së Shtetit, ku kjo e fundit ka bërë të ditur se janë arrestuar 3 persona për vrasjen makaber para disa javësh në Gllogjan, përcjell InLajmi.
Haradinaj për këtë rast ka thënë se ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehet pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te secili.
Kreu i AAK-së gjithashtu ka përgëzuar organet e rendit dhe drejtësisë për punën e tyre.
Postimi i plotë i tij:
Përshëndes kapjen e autorëve të krimit që ndodhi në Gllogjan disa javë më parë.
Ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehet pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te secili.
Organet e rendit dhe drejtësisë i përgëzoj për punën e tyre intensive në dobi të ndriçimit të rastit që na ka tronditur të gjithëve./InLajmi/