Ish-deputetja nga radhët e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka reaguar pas shkarkimit të Lulzim Bashës nga Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha, përcjell InLajmi.
Tërmkolli tha se shqiptarët kanë 2 liderë dhe prijës kombëtarë që e kanë bërë historinë e shqiptarëve.
Sipas Tërmkollit, ata janë Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha dhe se të tjerët janë kryetarë partishë, kryeministra ose presidentë.
Postimi i plotë:
Shqiptarët kanë 2 liderë, 2 prijës kombëtarë që e bënë historinë e shqiptarëve, Dr. Ibrahim Rugova dhe dr. Sali Berisha. Tjerët janë kryetarë partishë, kryeministra ose presidentë!
Sigurisht, secili ka vlerën e vet politike!/InLajmi/