Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.779, mostra këto të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 10 raste pozitive, përcjell InLajmi.
Ndërsa sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.882.
Tutje, sipas njoftimit të MSH-së, fatmirësisht nuk ka asnjë të vdekur nga koronavirusi.
Ndryshe, në total numri i rasteve aktive është 324
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
11 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.981 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.643.382 doza të vaksinës.
Deri më sot 772.105 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.779 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.882.
Në total numri i rasteve aktive është 324./InLajmi/