Biznesmeni P.Rr është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Sanxhak, Kurbin.
Autorët e atentatit nuk janë kapur ende, por policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 2 të dyshuarëve që janë shpallur në kërkim.
Atentati u bë në afërsi të një xhamie, në kohën kur 55-vjeçari ishte brenda automjetit të tij.
I njohur si R.Rr, biznesmeni rezulton emër i njohur për policinë. Në vitin 2011 ai është përfshirë në plagosjen e një 22-vjeçari, ku së bashku me një person tjetër rrahën me sende të forta të riun për motive banale.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet edhe tek djemtë e viktimës për të parë nëse këta të fundit kanë pasur konflikte, përcjell Euronews.
Burimet bëjnë me dije se ka dyshime se djemtë e viktimës janë përfshirë në veprimtari kriminale.