Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka marrë vendim që mjekët e profesorët që punojnë në institucionet publike të deklarojnë pasurinë, raporton InLajmi.
Ky vendim ka ardhur me kërkesë të zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu.
“Është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do të deklarojnë pasurinë. Në kategorinë e zyrtarëve publikë janë shtuar mjekët dhe profesorët në institucionet publike”, ka thënë ai./InLajmi/