Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkruar se në ketë ditë në vitin 1948 është miratuar Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, transmeton InLajmi.
Osmani ka kujtuar këtë kohë, duke thënë se ne ishim populli që kemi jetuar një periudhë të mohimit edhe të të drejtave më elementare të njeriut.
Postimi i plotë i saj:
Në këtë ditë të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Si një popull që kemi jetuar një periudhë të mohimit edhe të të drejtave më elementare të njeriut, ne jemi të vendosur të sigurojmë që t’i mbështesim dhe respektojmë ato në mënyrë universal. /InLajmi/