• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 28 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Organizata të shoqërisë civile me kërkesa për qeverinë e Kosovës dhe Serbisë

J G nga J G
10 December 2021
në Politikë
0 0
0
Organizata të shoqërisë civile me kërkesa për qeverinë e Kosovës dhe Serbisë
0
SHPERNDARJE
27
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

47 pjesëtarë të shoqërisë civile të Kosovës dhe Serbisë u janë drejtuar me disa kërkesa Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Ata kanë kërkuar nga 2 qeveritë që të vazhdojnë dialogun, të zbatojnë marrëveshjet e arritura, të përmbahen nga retorika nxitëse ndaj komuniteteve pakicë dhe narracioneve populiste në lidhje me marrëdhëniet reciproke dhe historinë, të zotohen për transparencë, të marrin masa të menjëhershme për zhvillimin e proceseve të brendshme për integrim, respektojnë të drejtat e komuniteteve pakicë dhe të ndërmarrin veprime që çojnë drejt ndërtimit të marrëdhënieve dhe besimit në mes të komuniteteve.

Ata kanë pasur disa thirrje edhe për komunitetin ndërkombëtar.

“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të:- mbështesin dialogun dhe marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve që nuk dëmtojnë demokracinë në Kosovë dhe Serbi; – pëqëndrohen në zgjidhje thelbësore në vend të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të rastit ndërmjet palëve në dialog;- mbështesin shoqërinë civile në kuptimin më të gjerë (OSHC, akademinë, institucionet kulturore, mediat, sindikatat, etj.);- angazhohen për normalizimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme ndërmjet 2 palëve; -nxisin një debat më të gjerë ndër-shoqëror dhe brenda-shoqëror mbi zgjidhjet dhe prioritetet e mundshme në dialog”, transmeton Gazeta Metro.

Deklarata e plotë e e përbashkët e pjesëtarëve të shoqërisë civile të Kosovës dhe Serbisë:

Promovimi i bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile në Kosovë dhe Serbi

Deklaratë e përbashkët e pjesëtarëve të shoqërisë civile të Kosovës dhe Serbisë

10 dhjetor 2021

Duke qenë dëshmitar se marrëdhëniet Kosovë-Serbi nuk po përmirësohen përkundër procesit të vazhdueshëm të dialogut, shprehim shqetësimin tonë të thellë për përkeqësimin e situatës në terren dhe ndikimit në jetën e përditshme të qytetarëve. Ekziston nevoja për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut të grupeve jo-shumicë në Serbi dhe Kosovë.

Të shqetësuar se dialogu po përdoret për të zhvendosur vëmendjen nga çështje të rëndësishme si dobësimi i sundimit të ligjit, korrupsionit dhe sfidave që ndërlidhen me të drejtat e njeriut.

Duke marrë parasysh se dallimet kontekstuale në lidhje me nivelet e demokracisë, sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushtetit, të cilat ndikojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës:

U bëjmë thirrje qeverive të Serbisë dhe Kosovës që të:

  • vazhdojnë dialogun në mënyrë thelbësore dhe të qëndrueshme;
  • zbatojnë menjëherë marrëveshjet e arritura;
  • përmbahen nga retorika nxitëse ndaj komuniteteve pakicë dhe narracioneve populiste në lidhje me marrëdhëniet reciproke dhe historinë;
  • zotohen për transparencë dhe të sigurojnë pjesëmarrje qytetare;
  • marrin masa të menjëhershme për zhvillimin e proceseve të brendshme për integrim;
  • respektojnë të drejtat e komuniteteve pakicë; dhe,
  • ndërmarrin veprime që çojnë drejt ndërtimit të marrëdhënieve dhe besimit në mes të komuniteteve.

I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të:

  • mbështesin dialogun dhe marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve që nuk dëmtojnë demokracinë në Kosovë dhe Serbi;
  • pëqëndrohen në zgjidhje thelbësore në vend të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të rastit ndërmjet palëve në dialog;
  • mbështesin shoqërinë civile në kuptimin më të gjerë (OShC, akademinë, institucionet kulturore, mediat, sindikatat, etj.);
  • angazhohen për normalizimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme ndërmjet dy palëve;
  • nxisin një debat më të gjerë ndër-shoqëror dhe brenda-shoqëror mbi zgjidhjet dhe prioritetet e mundshme në dialog.

Ne zotohemi të vazhdojmë:

  • nxitjen e një debati thelbësor dhe të vazhdueshëm ndërmjet shoqërisë civile në Serbi dhe Kosovë;
  • shkëmbimin në kohën e duhur të informatave rreth çështjeve, kontekstit dhe zhvillimeve në të dyja shoqëritë;
  • reagime të përbashkëta për çështje që përkeqësojnë situatën në terren dhe kanë ndikim të dëmshëm në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve;
  • përqëndrimin tonë në sfidat e vazhdueshme të cilat nuk kanë gjetur zgjidhe apo janë margjinalizuar për shkak të çështjeve ose incidenteve aktuale;
  • krijimin e një hapësire për udhëheqje proaktive të shoqërisë civile në krijimin e marrëdhënieve më të mira dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut, dhe jetës së përditshme të qytetarëve;
  • t’i marrim parasysh dallimet ndërmjet proceseve në Serbi dhe Kosovë dhe reagojmë në përputhje me ato procese duke kërkuar veprime në drejtimin e duhur;
  • përfshirjen e pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë civile për një dialog të vazhdueshëm ndërmjet aktorëve të shoqërisë civile dhe mundësimin e përfshirjes së konsiderueshme për secilin dhe të gjithë.

Nënshkruesit:

  1. Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC) Mitrovicë e Veriut
  2. Advocacy Training and Resource Center (ATRC)
  3. Assist Kosovo Center – ASSIST, Prishtinë
  4. Belgrade Fund for Political Excellence (BFPE)
  5. Belgrade Centre for Security Policy
  6. Balkan Policy Research Group (BPRG)
  7. Crno-beli svet, Mitrovicë e Veriut
  8. Center for Advocacy and Democratic Development (CADD)
  9. Center for Peace and Tolerance (CPT)
  10. Centar za regionalizam Mitrovicë
  11. Civic Initiatives, Beograd
  12. Council for Human Rights – Bujanoc
  13. Democracy Plus (D+)
  14. Drita Dibrani, aktiviste e shoqërisë civile
  15. European Fund for Balkan
  16. Forum for Development and Multiethnic Collaboration (FDMC)
  17. HANDIKOS, Kosovë
  18. Iniciativa e Pavarur e të Verbërve, Kosovë
  19. Instituti për Zhvillim dhe Integrim (IZHI)
  20. Institute for Territorial Economic Development (InTER)
  21. Jelena Lončar, akademike, Universiteti i Beogradit
  22. Instituti i Kosovës për Drejtësi/Kosovo Law Institute (IKD/KLI)
  23. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë/Kosovar Centre for Security Studies (QKSS)
  24. Instituti Demokratik i Kosovës/Kosova Democratic Institute (KDI)
  25. Leadership and Development (LAD)
  26. Lawyers’ Committee for Human Rights (YUCOM)
  27. Mitrovica Women Association for Human Rights (MWAHR)
  28. NGO Advocacy for Society Development (AFSD)
  29. NVO “PLEJADA” Prizren
  30. NVO Communication for the development of society (CSD), Graçanicë
  31. NGO Aktiv
  32. New Social Initiative, Mitrovicë
  33. OJQ “Drugëza”
  34. OJQ “VISION 02” Istog
  35. OJQ Aureola
  36. OJQ Qendra e Gruas “ATO” Vushtrri
  37. OJQ Roma in Action Gjakovë
  38. Open Society Foundation, Novi Sad-Beograd
  39. Rahim Salihi, aktivist, Bujanoc
  40. The Balkan Forum
  41. Unioni i Punëtorëve Social të Kosovës
  42. Valon Arifi, aktivist i shoqërisë civile, Prishtinë
  43. Vjollca Krasniqi, akademike, Universiteti i Prishtinës
  44. Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE)
  45. Xhejrane Lokaj, aktiviste e shoqërisë civile
  46. Youth Initiative for Human Rights (YIHR) Kosovë
  47. Youth Initiative for Human Rights (YIHR) Beograd
Tags: Qeveria e KosovësQeveria e SerbisëShoqëria civile
Postimi i mëparshëm

Bilanci i fundit me koronavirus në Kosovë

Postimi tjetër

Rikthehet grupi i famshëm “Elita 5”

Të ngjajshme Postime

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim
Politikë

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
Ferat Shala: Albin Kurti është i interesuar që vendi mos të ketë institucione funksionale
Politikë

Ferat Shala: Albin Kurti është i interesuar që vendi mos të ketë institucione funksionale

25 July 2025
Haradinaj: Deharit s’di kah po i buron ajo nervozë
Politikë

Haradinaj: Deharit s’di kah po i buron ajo nervozë

25 July 2025
Ish-zyrtari amerikan Hyland: Trump po të ishte kryeministër i Kosovës do të ndiqte të njëjtën politikë
Politikë

Ish-zyrtari amerikan Hyland: Trump po të ishte kryeministër i Kosovës do të ndiqte të njëjtën politikë

25 July 2025
Tahiri: Kosova i ra shuplakë Kurtit e gjithë deputetëve të tjerë
Politikë

Tahiri: Kosova i ra shuplakë Kurtit e gjithë deputetëve të tjerë

25 July 2025
Albulena Balaj-Halimaj, kandidate për kryetare të Prizrenit nga Nisma
Politikë

Albulena Balaj-Halimaj, kandidate për kryetare të Prizrenit nga Nisma

24 July 2025
Postimi tjetër
Rikthehet grupi i famshëm “Elita 5”

Rikthehet grupi i famshëm “Elita 5”

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 27 korrik ndër vite?!

27 July 2025
Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

27 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Në mëngjes herët mund të ketë stuhi, ndërsa gjatë ditës më freskët se ditëve të kaluara

27 July 2025
Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

27 July 2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

27 July 2025
Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

27 July 2025
Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu