Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka mbajtur sot një dëgjim publik në lidhje me Projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës, raporton InLajmi.
Lumnie Ajdini, përfaqësuese e Aleancës Kosovare të Bizneseve, gjatë diskutimit theksoi se Autoriteti i Konkurrencës (AKK) nuk ka bord dhe sipas saj ky bord duhet të merret parasysh nga Kuvendi sepse sipas saj kjo është e nevojshme ngaqë ky institucion i mbron bizneset edhe nga paragjykimet por edhe nga bizneset që vijnë nga jashtë.
“Te neni 22, Komisioni është organ që menaxhon me Autoritetin, përbehet nga 5 anëtarë, përfshirë kryetarin dhe në kryetarin, mirëpo ne jemi dëshmitarë që Autoriteti nuk ka bord. Ky bord i AKK-së, duhet të merret parasysh nga Kuvendi, pasi që emërohet nga ky institucion, dhe është e rëndësishme se jo vetëm që i mbron bizneset por i mbron, edhe nga paragjykimet por edhe nga bizneset që vijnë nga jashtë”, tha ajo.
Sipas Ajdinit nuk është në rregull që 6 muaj të mos ketë bord të AKK-së.
“Pra nuk është në rregull që 6 muaj mos me qenë në gjendje me zgjedh një bord të Autoritetit të Konkurrencës, kur e dimë që e kemi pasur edhe pandeminë, mandej nëpër gjykata, ku këto procese po tejzgjaten me muaj, dhe ndoshta pa të drejtë bizneseve u cenohet e drejta dhe ndikon në imazhin e tyre”, ka bërë me dije ai.
Djellza Zeqiri nga Oda e Afarizmit, konsideron se afati për të nxjerrë konkluzione nga Autoriteti i Konkurrencës është i gjatë dhe duhet të shkurtohet pasi pritja 10 muaj për tëmarrë një konkluzion është relativisht i gjatë.
“Te neni 36, te afatet për të nxjerrë konkluzione. Në rast se Autoriteti nxjerrë konkluzion me të cilën konstaton se nuk ka kushte për të filluar procedurën, atëherë ky konkluzion, duhet të nxirret brenda afatit prej 10 muajve”, tha Zeqiri.
”Konsiderojmë se ky afat është i gjatë, i njëjti duhet te shkurtohet, për arsye se pritja 10 muaj për te marrë një konkluzion është relativisht i gjatë”, tha ajo /InLajmi/