Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për sanksionet e SHBA-së, në mbledhjen e mbajtur të Qeverisë, përcjell InLajmi.
Kurti ka thënë se vendosja e këtyre saknsioneve mbi këto grupe kriminale kanë treguar qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit.
“Sanksionet e SHBA-së mbi këta individë e këto grupe kriminale treguan qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit që shtypin e shfrytëzojnë qytetarët e pjesës veriore dhe vërtetuan legjitimitetin e veprimeve të policisë së Kosovës javë më parë në komunën veriore të Mitrovicës kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale”, tha Kurti.
Kryeministri Kurti tutje tha se grupeve kriminale do t’i përgjigjen me luftë të përbashkët të institucioneve pa dallim etnie.
“Lidhjet e bashkëpunimit ndëretnik të grupeve kriminale dhe fushëveprimit të tyre transnacional Ne do t’i përgjigjemi me luftë të përbashëkët ndërmjet zyrtarëve të institucioneve tona pa dallim etnie dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me aleatët tanë. Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë në luftimin e krimit të organizuar në çdo pjesë të vendit”, tha Kurti./InLajmi/