Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në magjistralen Ferizaj-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, përcjell InLajmi.
Lajmi për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë 2 vetura dhe sipasojë e kësaj janë lënduar 7 persona, ku 4 nga ta janë dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa 3 të tjerë janë duke u trajatuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Sonte në ora 19:10 në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë ka ndodhur një aksident ku të përfshira ishin 2 automjete civile të udhëtarëve me targa vendore . Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marr 7 persona , prej tyre 4 janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK – Prishtinë , ndërsa 3 po trajtohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Komunikacionit Rrugor po e heton këtë rast”, ka deklaruar Veseli. /InLajmi/