Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes, i gjinisë mashkull, nga Komuna e Graçanicës, përcjell InLajmi.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.999 doza të vaksinës kundër Covid-19, derisa në total numri i rasteve aktive është 331.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.859./InLajmi/