• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 25 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Mbrojtja e Thaçit e ashpër: ZPS-ja po tenton ta paraqesë Kosovën si shtet të dështuar

V E nga V E
9 December 2021
në KRYESORE
0 0
0
Mbrojtja e Thaçit e ashpër: ZPS-ja po tenton ta paraqesë Kosovën si shtet të dështuar
0
SHPERNDARJE
58
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtja e ish-presidentit Thaçi thotë se Prokuroria Speciale e Hagës po argumenton me stereotipe antishqiptare dhe të motivuara politikisht për mbajtjen e tij në paraburgim. Sipas avokatit të Thaçit, ZPS-ja po tenton ta paraqesë Kosovën si shtet të dështuar dhe Policinë e saj si organizatë kriminale.

Në përgjigjen e 2-të që avokati i ish-presidentit Thaçi ia ka dorëzuar Gjykatës, si përgjigje ndaj prokurorisë, ka kërkuar të thirret seancë ku do të adresohen pikëpamjet e policisë së Kosovës “mbi realizueshmërinë e lirimit të Thaçit në arrest shtëpiak, dhe pikëpamjet e qeverive të shteteve që ofruan garanci për lirimin e Thaçit në territoret e tyre përkatëse”.

Gregory Kehoe, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi ka parashtruar në Gjykatën Speciale përgjigjen e tij ndaj Prokurorisë së Specializuar, e cila konsideroi se Policia e Kosovës s’do të mund të garantonte sigurinë e nevojshme për lirimin e tij nga paraburgimi.

Avokati shkruan se rreziqet që i ka përmendur Prokuroria ekzistonin edhe për të akuzuarit që gjykoheshin në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, të themeluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB). Ai thotë se Zyra e Prokurorit të Specializuar gjithmonë ka çfarë të thotë për ta arsyetuar politikën e Gjykatës Speciale për moslirimin e Thaçit.

“Në rastin e z. Thaçi, këto arsyetime përfshijnë “rrezikun” që ai “mund” të arratisej, edhe pse u dorëzua vullnetarisht dhe nuk ka shfaqur kurrë ndonjë synim për arratisje; “rrezikun” që ai “mund” t’i pengojë procedurat dhe të ndërhyjë në dëshmitarët dhe “rrezikun” që ai do të kryejë krime të ngjashme… Këto “rreziqe” teorike ekzistonin për çdo të akuzuar në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, por megjithatë u dha lirimi i përkohshëm. Kështu nuk ndodh në Dhomat e Specializuara”, thuhet në parashtresën e avokatit.

Kehoe shkruan se Thaçi nuk ka treguar se paraqet ndonjë rrezik më të madh në rast të lirimit të përkohshëm sesa të burgosurit e shumtë që gjykoheshin nga Tribunali i Hagës.

“Kur zoti Thaçi ofron garanci nga shtetet e treta, ofrohen më shumë justifikime dhe ato garanci janë shpërfillen”, shkruan avokati.

Sipas tij, Gjykata Speciale, për dallim nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës, ka standarde dhe kritere më të ashpra ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Dallimi i vetëm midis të burgosurve të liruar përkohësisht nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës (përfshirë të paraburgosurit shqiptarë) dhe z. Thaçi është kërkesa e Dhomave të Specializuara me standarde dhe kritere më të ashpra ndaj të akuzuarve shqiptarë të Kosovës”, thuhet në parashtresën e Gregory Kehoe.
Ai përmend disa raste kur Tribunali i atëhershëm i Hagës i kishte liruar përkohësisht edhe shumë serbë në Serbi, me gjithë shkeljet masive të të drejtave të njeriut që kishin bërë ata.

“Tribunali i Hagës gjithashtu u dha lirim të përkohshëm shumë serbëve në Serbi, edhe pse shkeljet masive të të drejtave të njeriut të kryera nga forcat e sigurisë së këtij shteti – shkelje të shkallës shumë më të madhe se ato që i ngarkohen UÇK-së apo të akuzuarve në rastin aktual. Në ato raste, Tribunali i Hagës respektoi garancitë e dhëna nga Serbia megjithë mizoritë e kryera nga qeveria e saj ndaj shqiptarëve. Sigurisht, këto garanci shtetërore dhe kushtet e lirimit dhe kthimit ishin respektuar në mënyrë rutinore”, thuhet në këtë dokument.

Ai thekson se Zyra e Prokurorit të Specializuar po argumenton me stereotipe antishqiptare, duke sulmuar besueshmërinë në Policinë e Kosovës, pa prova. Sipas Kehoe, ZPS-ja, kësisoj tenton ta paraqesë Kosovën si shtet të dështuar.

“ZPS tani sulmon besueshmërinë e vetë Policisë së Kosovës (“PK”), jo me prova por me nënkuptime. Këto sulme ndaj besueshmërisë së PK-së luajnë me stereotipet se Kosova është e shtet i dështuar dhe njerëzit e saj si të prirur ndaj korrupsionit”, shkruan avokati.

Arsyetimet se pse sipas ZPS-së Thaçi dhe të tjerët duhet të mbahen në paraburgim, sipas Mbrojtjes së ish-presidentit bazohen në deformime dhe gjysmë të vërteta. Sipas tij, për këtë ZPS-ja frymësohet nga propaganda ruse dhe kundërshtarët politikë të Thaçit.

“Arsyetimet e ZPS-së për ndalimin e vazhdueshëm të z. Thaçi bazohen në deformime dhe gjysmë të vërteta të frymëzuara nga propaganda ruse, kundërshtarët politikë të z. Thaçi dhe artikuj mediatik jo të besueshëm”, thuhet në dokument, ku shtohet se “ZPS në mënyrë efektive nënkupton që z. Thaçi, në cilësinë e tij si kryeministër dhe president, e udhëhoqi Kosovën si shtet kriminal”.

Sipas avokatit Kehoe, ZPS-ja kërkon ta paraqesë Policinë e Kosovës si organizatë kriminale.
Ai përmend edhe fotografinë e ish-presidentit Thaçi me ish-drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, si arsyetim që ZPS-ja e ka përdorur për të kërkuar mbajtjen e tij në paraburgim.

“ZPS nuk ofron asnjë provë për asnjë sjellje e papërshtatshme [REDAKTUAR]. Ajo mbështetet në një fotografi të z. Thaçi [RIDAKTUAR] [RIDAKTUAR]. Realisht kjo foto vjen nga profili zyrtar në Facebook i Ministrit të atëhershëm të Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, më datë 29 shtator 2018. Në të është paraqitur z. Thaçi duke zhvilluar një takim në terren me shefin e atëhershëm të PK-së, Rashit Qalaj, pastaj drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shpend Maxhuni, e më pas me Ministrin e Financave, Bedri Hamza, pas vizitës zyrtare në pikën kufitare Kosovë-Serbi në Bërnjak dhe liqenin e Ujmanit. ZPS fsheh tekst nga postimi i z. Tahiri”, thuhet në përgjigjen e avokatit të Thaçit.

Arsyetimet e Prokurorisë, për avokatin e Thaçit janë të motivuara politikisht nga Rusia që e portretizon Kosovën dhe policinë e saj si kriminale.

“Sulmi i saj (ZPS-së) ndaj profesionalizmit dhe integritetit të PK-së është i pakuptueshëm, veçanërisht në dritën e bashkëpunimit të saj të rregullt me PK-në, si p.sh. për arrestimin e z. Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë. Në të vërtetë, të dhënat tregojnë se deri më sot, bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara PK-ja ka qenë shembullor”, thuhet në dokument.
Parashtresat e ZPS-së që argumentojnë kundër aftësisë së Policisë së Kosovës për të siguruar lirimin me kusht të Thaçit, sipas avokatit të ish-presidentit minohen nga lavdërimet që PK-ja tha se i ka marrë nga Qeveria e SHBA-së, konkretisht ambasadori Philip Kosnett, OSBE-ja e Bashkimi Evropian.

Si përfundim, Mbrojtja e Thaçit kërkon që të thirret një seancë dëgjimore për t’i adresuar pikëpamjet e Policisë mbi realizueshmërinë e lirimit të Thaçit në arrest shtëpiak, pikëpamjet e qeverive të shteteve që ofruan garanci për lirimin e Thaçit në territoret e tyre përkatëse. Krejt në fund, kërkohet që Gjykata “të urdhërojë lirimin e përkohshëm të z. Thaçi në kushtet e tilla të konsideruara të përshtatshme”.

4 ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi, u arrestuan dhe u dërguan në paraburgimin e Gjykatës Speciale më 4 dhe 5 nëntor të vitit të kaluar.

Më 4 nëntor, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua për në paraburgimin e Speciales. Për në të njëjtin destinacion, me një avion ushtarak, të nesërmen u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, shkruan Lajmi.net.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale konfirmoi aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

 

Tags: Hashim ThaçiTribunali i HagësZPS
Postimi i mëparshëm

Vuçiq: Parimi ynë është për ushtrimin e të drejtave dhe lirive themelore

Postimi tjetër

Dita e 2-të në punë, Rama: Kam filluar ta transformoj Prishtinën

Të ngjajshme Postime

Liamj: Ta gjejmë një marrëveshje sa më shpejt, forcat politike duhet të ikin nga kalkulimet
KRYESORE

Liamj: Ta gjejmë një marrëveshje sa më shpejt, forcat politike duhet të ikin nga kalkulimet

25 June 2025
Dështimi i 37–ti, nuk ka konstituim të Kuvendit
KRYESORE

Dështimi i 37–ti, nuk ka konstituim të Kuvendit

25 June 2025
Behrami: PDK do të rikthehet si forca e parë në zgjedhjet e ardhshme
KRYESORE

Behrami: PDK do të rikthehet si forca e parë në zgjedhjet e ardhshme

25 June 2025
Rutte jep detaje për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve
KRYESORE

Rutte jep detaje për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve

25 June 2025
Sadiku skeptik për ndërtimin e urave të reja mbi Ibër: E mbështes iniciativën, por nuk është momenti
KRYESORE

Sadiku skeptik për ndërtimin e urave të reja mbi Ibër: E mbështes iniciativën, por nuk është momenti

24 June 2025
Blloku A3 jashtë funksionit, Mustafa: Ka gjasë që të mos rimëkëmbet më
KRYESORE

Blloku A3 jashtë funksionit, Mustafa: Ka gjasë që të mos rimëkëmbet më

24 June 2025
Postimi tjetër
Dita e 2-të në punë, Rama: Kam filluar ta transformoj Prishtinën

Dita e 2-të në punë, Rama: Kam filluar ta transformoj Prishtinën

Lajmet e fundit

Liamj: Ta gjejmë një marrëveshje sa më shpejt, forcat politike duhet të ikin nga kalkulimet

Liamj: Ta gjejmë një marrëveshje sa më shpejt, forcat politike duhet të ikin nga kalkulimet

25 June 2025
Dështimi i 37–ti, nuk ka konstituim të Kuvendit

Dështimi i 37–ti, nuk ka konstituim të Kuvendit

25 June 2025
Behrami: PDK do të rikthehet si forca e parë në zgjedhjet e ardhshme

Behrami: PDK do të rikthehet si forca e parë në zgjedhjet e ardhshme

25 June 2025
Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin

Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin

25 June 2025
Rutte jep detaje për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve

Rutte jep detaje për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve

25 June 2025
Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar

Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar

25 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 5 shtator ndër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 25 qershor ndër vite?

25 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu