Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic pranoi se kuqezinjtë janë të zhgënjyer për eliminimin nga Liga e Kampionëve, por u zotua të të japë gjithçka për të fituar Scudetton këtë sezon në Serie A.
Kuqezinjtë janë të parët në ligë pas 16 ndeshjesh të zhvilluara deri më tani, një pikë mbi Interin në vendin e 2 dhe 2 pikë mbi Napolin e vendit të 3.
Por, paraqitjet në Itali nuk u përkthyen në skenën evropiane, pasi Milani u rikthye në Ligën e Kampionëve për herë të parë në 7 vjet.
Milan humbi 2-1 nga Liverpooli të martën dhe Atletico Madrid u ngjit në vendin e 2 me një fitore ndaj Portos. Kuqezinjtë kështu përfunduan në fund të grupit dhe mund të fokusohen vetëm në garat vendase.
Interi përfundoi i 4 në fazën e grupeve sezonin e kaluar dhe fitoi Scudetton për herë të parë në 11 vjet. Ka kaluar shumë kohë që kur Milani fitoi Scudetton e fundit në sezonin 2010-11 dhe Ibrahimovic ka premtuar se do të luftojë për titullin deri në fund.
“Jemi të zhgënjyer për eliminimin nga Liga e Kampionëve, na vjen shumë keq, por do të luftojmë për të fituar Scudetton”, ka thënë fillimisht Ibrahimovic për Radio Deejay.
“Ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar dhe nuk do të dorëzohemi. Në dështim ka edhe sukses, ne do të rritemi dhe do të fitojmë përvojë”, përfundoi sulmuesi suedez, përcjell Telegrafi
Milani vazhdon kampionatin kundër Udineses, e cila luan ndeshjen e parë me një trajner të ri në krye në Serie A këtë fundjavë.