Bittney Johnson, aktualisht në pritje, do të jetë interpretuesja e parë me ngjyrë që do të luajë rolin me kohë të plotë dhe do të marrë rolin e Glinda në “Wicked” në Broadway, transmeton InLajmi.
Brittney Johnson, këtë rol do ta marrë, duke filluar nga 14 shkurt 2022 në Teatrin Gershwin.
Johnson do të luajë së bashku me Lindsay Pearce si Elphaba, Alexandra Billings si zonja Morrible, Michael McCormick si magjistari, Sam Gravitte, Jordan Barrow, Mili Diaz, Michael X. Martin si doktor Dillamond.
Bazuar në romanin e Gregory Maguire, “Wicked” ka muzikë dhe tekst nga Stephen Schwartz, dhe një libër nga Winnie Holzman shkruan Theater Mania.
Ndryshe, produksioni drejtohet nga fituesi i çmimit Tony Joe Mantello. /InLajmi/