Është betuar Alban Hyseni, nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili nga sot zyrtarisht është kryetar i Gjilanit, përcjell InLajmi.
‘Do të jem zëri nëpërmjet të cilit do të diskutohen dhe zgjidhen të gjitha problemet e qytetit, do të jem zëri që do të pasqyrojë barazinë në trajtimin e të gjithëve dhe tajkalimin e shqetësimeve tuaja që kanë të bëjnë me komunën tonë’, ka thënë Hyseni. /InLajmi/