Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Prizren ka pas një përleshje mes 2 personave, babë e birë, përcjell InLajmi.
Policia ka bërë të ditur se njëri nga 2 personat ka sulmuar bashkëshorten e tij.
2 të dyshuarit dhe viktima kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe të njëtit janë dërguar për trajtim mjekësore.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Prizren 08.12.2021-14:35. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht 2 të dyshuarit meshkuj kosovar babë e birë. Gjithashtu njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. 2 të dyshuarit dhe viktima kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka kanë marrë trajtim mjekësore. Me urdhër te prokurorit njeri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje. /InLajmi/