Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë i shkallës rihter është ndjerë në Oregon të SHBA-së në orët e para të mëngjesit.
Tërmeti ra 443 kilometra në perëndim të Coos Bay. Thellësia ishte 40 km sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare.
Disa tërmete goditën shumë larg bregut të Oregonit të martën, por nuk ka kërcënim për cunami, tha Shërbimi Kombëtar i Motit, transmeton abcnews.al.
2 tërmete, me magnitudë 5.3 dhe 5.5 ballë, u ndjenë përkatësisht rreth orës 13:30 dhe 14:00 pas një serie tërmetesh më të vogla në të njëjtën zonë. 2 të tjera, me magnitudë 5.0 dhe 5.8, goditën disa orë më vonë. Si duket këto nuk do jenë të vetmet.