Një operacion i rrallë dhe me sukses është kryer sot në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, përcjell InLajmi.
Operacioni është bërë nga mjekë kirurgë, anesteziologë dhe instrumentarë, ku i është hequr një pacienti tumorin me përmasa 36 cm x 25 cm, me peshë prej 3.5 kilogramë, i cili gjendej në kavitetin torakal në anën e majtë, ku infiltronte diafragmën dhe mushkërinë e majtë.
Nga ana e shërbimit spitalor thuhet se gjendja shëndetësore e pacientit është stabile.
Postimi i plotë i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës:
Një operacion i rrallë është kryer në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ekipi operator, i përbërë nga mjekë kirurgë, anesteziologë dhe instrumentarë, i hoqën pacientit një tumor të përmasave 36 cm x 25 cm, me peshë 3.5 kilogramë, në kavitetin torakal majtas, që infiltronte diafragmën dhe mushkërinë e majtë.
Gjendja shëndetësore e pacientit është stabile dhe pritet të lirohet shumë shpejt në shtëpi. /InLajmi/