Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se 38 pacientë po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, ku 9 prej tyre janë të konfirmuar me koronavirus dhe 29 pacientë të tjerë që e kanë kaluar koronavirusin, përcjell InLajmi.
Sipas raportit të SHSKUK-së, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 11 janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është një pacientë me maskë oksigjeni.
Raporti i Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 6 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni
Spitali i Gjakovës, 3 pacientë
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë/InLajmi/