Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isuf Qetaj nga fshati Trubohovc i Komunës së Istogut, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Rrustem Berisha, ku përmes një shkrimi ka ngushëlluar familjarët, fisin dhe bashkëluftëtarët e Koshares.
Ai ka thënë se vlerat e të ndjerit do ti kujtojnë me krenari.
Postimi i plotë i tij:
Me pikëllim të madhë dhe i rëndë lajmi për vdekjen e bashkëluftëtarit tonë Isuf Qetaj.
Shpreh ngushëllimet me të sinqerta për familjen, farefisin dhe bashkëluftëtarët e Koshares.
Vlerat tua do ti kujtojmë me krenari.
Shpirti yt pushoftë në paqe Isuf! /InLajmi/