Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar deklaratat e fundit e të gjithë atyre që reaguan për fusnotën, duke e cilësuar si shtirje pasi kur është instaluar s’kishin thënë asnjë fjalë të vetme, përcjell InLajmi.
Tutje ajo shton se këta që sot po reagojnë, iu ishin bashkuar Qeverisë së asaj kohe kinse fusnota “do të shkrihej porsi fjolla e borës”, prandaj edhe thotë se nuk mund të merren seriozisht.
Haxhiu i quan të dëmshme marrëveshjet e tilla si fusnota dhe të tjera.
“Koncesionet në kurriz të shtetit dhe qytetarëve që i bënë qeveritë e kaluara nuk mund të zhbëhen menjëherë”, tha ajo.
Në fund shton se Republika e Kosovës dhe qytetarët, po përfaqësohen denjësisht nga kryeministri Kurti si dhe premton se kanë shumë punë për të bërë.
Postimi i plotë i saj:
Këta që sot shtiren kinse janë kundrejt fusnotës, asokohe kur fusnota u instalua nuk e thanë asnjë fjalë të vetme kundër asaj marrëveshje (por as edhe të tjerave) përkundrazi iu bashkuan qeverisë së asaj kohe kinse fusnota “do të shkrihej porsi fjolla e borës”, prandaj këta askush nuk i merr seriozisht.
Fusnota dhe shumë marrëveshje tjera sikurse edhe ajo për asociacionin ishin dhe mbeten të dëmshme.
Koncesionet në kurriz të shtetit dhe qytetarëve që i bënë qeveritë e kaluara nuk mund të zhbëhen menjëherë.
Sot, Republika e Kosovës dhe qytetarët, përfaqësohen denjësisht nga kryeministri Kurti, brenda e jashtë vendit, fatkeqësisht këtë përfaqësim nuk e kemi parë kurrë më parë por fat i mirë që tani Kosova shihet ndryshe!
Kemi shumë punë për të bërë! /InLajmi/