Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe sot para bustit të ish-senatorit amerikan Bob Dole, i cili ndërroj jetë ditë më parë, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka shkruar se përulet me respekt para veprës heroike të Bob Dole.
Në theks të veçantë, Haradinaj vuri, propozimin e tij për institucionet e Kosovës, që të shpallin një ditë zie në nderim të tij.
Kujtojmë se Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur.
Ish-senatori Dole shërbeu për dekada të tëra në Kongres, ishte udhëheqësi republikan i Senatit, fitoi emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të vitit 1996 dhe pas humbjes në garë qëndroi aktiv në politikë për shumë vite të tjera.

Dole kishte shërbyer në Luftën e Dytë Botërore ku ishte plagosur rëndë në Itali.
Postimi i plotë i tij:
Përulje me respekt para veprës heroike të Senatorit Bob Dole.
Propozoj që institucionet e Kosovës, të shpallin ditë zie në nderim të tij./InLajmi/