Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar për një vjedhje në një pompë derivatesh në Mitrovicë, përcjell InLajmi.
Raportohet gjithashtu se janë grabitur para të gatshme, si dhe personi i dyshuar ka qenë i maskuar dhe i armatosur.
Sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Mitrovicë 07.12.2021 – 18:00.Ankuesi mashkull kosovar punëtor në pompën e derivateve, ka informuar se nga një person i maskuar dhe i armatosur, u janë grabitur para të gatshme. Nuk raportohet për lëndime. Rasti është duke u hetuar./InLajmi/