Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka thënë se procesi i dialogut që është duke u zhvilluar aktualisht çon drejt deformimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ai tha se për momentin kjo temë është në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.
“Nëse vazhdon ky proces i dialogut kështu si është integruar nga BE-ja dhe faktikisht çfarë ka në tavolinë, jemi duke folur për Asociacionin të Komunave me Shumicë Serbe. Tash a ka mu ba ai Asociacion dhe me e shti aty edhe ndonjë komunë shqiptare apo të ndonjë minoriteti tjetër që mos me u duk një etnik, a ka me u bë ai Asociacion me rekomandime të Kushtetueses, për mua kjo nuk ka rëndësi. Logjika e Asociacionit për mua është problematike. Për momentin kjo është në tavolinë”, tha ai.
Krasniqi në T7 deklaroi se opsioni i 2-të është që Kosova ta bllokojë procesin.
“Nuk ka z.Kurti ndonjë propozim se çka me bë tjetër. Dhe opsioni i 2-të është me e blloku krejt procesin”, ka thënë ai.