Pas mbledhje së kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka folur para gazetarëve ku ka komentuar përfaqësimin e kryeministrit Kurti dje me fusnotë të Kosovës në takimin e Këshillit për Stabilizim-Asociim në Bruksel, raporton InLajmi.
Tahiri ka thënë se Kurti e kishte kundërshtuar fusnotën por tani as nuk e ka ngritur si shqetësim.
“Ne nuk kemi parë asgjë të re vetëm se Kurti në vazhdimësi po vepron në kundërshti me atë që ka premtuar, kryeministri Kurti sa ishte në opozitë e kishte kundërshtuar fusnotën, kurse tash nuk e pamë se e ka ngritur si shqetësim në BE që Kosova të përfaqësohet pa fusnotë dhe ka vazhduar siç kanë vazhduar kryeministrat e tjerë. Kur e gjykojmë sot nga e thëna në të bërë për zotin Kurti si duket qëndron një mal i tërë”, tha Tahiri. /InLajmi/