Një nga mjetet nënujore që ka udhëtuar më shumë është Alvin, një zhytës që ka bërë më se 4 mijë zhytje, shkruan InLajmi.
Alvin është një zhytës me ekuipazh kërkimor në thellësi të oqeanit në pronësi të Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe operohet nga Instituti Oqeanografik.
Automjeti u ndërtua nga “General Mills Electronics Group” në Minneapolis, Minesota. Emërtuar për të nderuar krijuesin e këtij automjeti, Allyn Vine, Alvin u porosit më 5 qershor 1964.
Zhytësja u lëshua nga anija mbështetëse e zhytjes së thellë “RV Atlantis”, e cila është gjithashtu në pronësi të Marinës së SHBA dhe operohet nga WHOI.
Zhytësja ka bërë më shumë se 5000 zhytje, me 2 shkencëtarë dhe një pilot, për të vëzhguar format e jetës që duhet të përballojnë superpresionet dhe të lëvizin në errësirë totale, si dhe të eksplorojnë rrënojat e Titanikut.

Më e famshmja, Alvin ishte i përfshirë në eksplorimin e rrënojave të RMS Titanic në 1986. E nisur nga anija e saj mbështetëse “RV Atlantis 2”, ajo transportoi Dr. Robert Ballard dhe 2 shokët e tij në rrënojat e anijes së madhe të linjës. Titaniku u mbyt në vitin 1912 pasi goditi një ajsberg ndërsa po kalonte Oqeanin Atlantik të Veriut në udhëtimin e saj të parë.
Alvin, i shoqëruar nga një automjet i vogël i drejtuar nga distanca (ROV) i quajtur Jason Jr, ishte në gjendje të kryente studime të hollësishme fotografike dhe inspektime të rrënojave të Titanikut. Shumë nga fotografitë e ekspeditës janë publikuar në revistën e “National Geographic Society” e cila ishte sponsori kryesor i ekspeditës.
Hulumtimi i kryer nga Alvini është paraqitur në afro 2.000 punime shkencore.
Ai ka eksploruar Titanikun si dhe ka gjetur një bombë të pashpërthyer me hidrogjen, që ishte lëshuar aksidentalisht në Detin Mesdhe.
Me trupin e tij të përforcuar, ai mund të mbajë deri në 3 persona paksa ngjeshur me njëri-tjetrin, në një udhëtim rreth 4.5 km nën sipëfaqen e oqeanit. Çdo zhytje zgjat nga 6 deri në 9 orë. /InLajmi/
Burimi: Discovery Channel