Shumë qytete të vogla e të mëdha të ditëve të sotme, pak a shumë duken të ngjashëm kudo që ndodhen, por disa njerëz ende vazhdojnë të jetojnë në shtëpi tradicionale, ndoshta edhe të pazakonta ku modeli i shtëpisë varet nga klima dhe peisazhi, materialet e ndërtimit që mund të jenë në dispozicion dhe nga mënyra e jetesës, përcjell InLajmi.
Banesa në Shpellë, Kapadokia-Turqi:
Kapadokia ndodhet në një rajon të Anadollit në Turqi, kjo zonë mrekullish të jashtëzakonshme natyrore, peisazhi përbëhet kryesisht nga shkëmbinj vullkanikë të gërryer dhe të kthyer në kulla, shtylla dhe shpella të pazakonta. Këto vendbanime shumë të veçanta janë quajtur, qyteti i termiteve, për shkak të strukturës së ndërtimit të banesave dhe të vetë qytetit. Ata i ngjajnë vërtetë një realiteti miniaturë i kolonive të milingonave. Ky vend vizitohet shumë, turistët thonë se pavarësisht borës dhe temperaturave, të cilat bien deri në minus 20 gradë Celsius, turistët theksojnë se mënyra më e mirë e mundshme për të parë bukuritë e Kapadokias është udhëtimi në balona.
Varkat si banesa luksi Kashmir-Indi:
Varkat-banesa përdoren në shumë vende të botës, Disa nga më të bukurat e më dekorative gjinden të ndalura përqark brigjeve të liqeneve të Kashmirit, varka-banesa ka edhe buzë kanaleve të Amsterdamit në Holandë, po ashtu dhe përreth moleve të famshme të Hong-Kongut këto të cilat përdoren si banesa nga familjet e peshkatarëve.
Shtëpi Pluskuese prej Kallami Iraku-Jugor:
Arabët e moçalit, jetojnë në kënetat e Irakut të jugut. Shtëpitë e tyre tradicionale ndërtohen me kallama dhe gjenden në brigjet e lumenjve apo në ishuj artificial të bërë me baltë dhe tufa kallamishtesh, këta njerëz kanë vuajtur shumë nga luftërat dhe tharja e kënetave, vetëm se tani kohët e fundit uji ka filluar përsëri të rrjedhë në këtë peisazh, për banorët e vendit kënetat ofrojnë burime natyrore e që shërbejnë si rrugë komunikacioni. /InLajmi/
Burimi: Discovery Channel