Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi ka pritur sot në takime të ndara Ambasadorin e Turqisë, Çagri Sakar dhe Zëvendës-ambasadorin e Britanisë së Madhe Jacob Weber, përcjell InLajmi.
Situata epidemiologjike lidhur me pandeminë dhe bashkëpunimin në shëndetësi midis 2 shteteve ka qenë temë e takimit midis ministrit Latifi dhe Ambasadorit Sakar.
Në takim është theksuar rëndësia e zbatimit të masave dhe bashkëpunimit midis institucioneve dhe qytetarëve për respektimin e tyre me qëllim të parandalimit të përkeqësimit të situatës.
Në takimin me Zëvendës-Ambasadorin Britanik Jacob Weber është biseduar për masat kundër Covid-19 në Kosovë, procesin e vaksinimit dhe situatën epidemiologjike në përgjithësi, përfshirë edhe rreziqet nga variantin Omicron të koronavirusit, i regjistruar në disa vende të botës.
Po ashtu, ministri Latifi dhe zëvendës-ambasadori britanik kanë biseduar për bashkëpunimin midis 2 shteteve në fushën e shëndetësisë. /InLajmi/