Kryetari i zgjedhur i Malishevës, ka pritur në takim, përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Malishevë, të prirë nga kryetari i tyre, Sead Paqarizi, përcjell InLajmi.
Kastrati është shprehur mirënjohës, që në vazhdimësi BIK ka luajtur një rol të madh karshi qytetarëve.
‘’Si kryetar i Malishevës, pa humbur kohë do të angazhohem në funksion të vazhdimit të marrëveshjes për mbulimin e shpenzimeve për shërbimet e varrimit të personave të cilët varrosen në territorin e komunës së Malishevës, si dhe për çështje tjera me interes për qytetarët tanë dhe Malishevën në përgjithësi’’, ka shkruar Kastrati.
Postimi i plotë i tij:
Me shumë kënaqësi prita sot në takim përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Malishevë, të prirë nga kryetari, Sead Paqarizi, të cilëve u jemi mirënjohës, që në vazhdimësi kanë luajtur një rol të madh, duke qenë gjithnjë solidar karshi situatave nëpër të cilat kanë kaluar qytetarët tanë.
Si kryetar i Malishevës, pa humbur kohë do të angazhohem në funksion të vazhdimit të marrëveshjes për mbulimin e shpenzimeve për shërbimet e varrimit të personave të cilët varrosen në territorin e komunës së Malishevës, si dhe për çështje tjera me interes për qytetarët tanë dhe Malishevën në përgjithësi./InLajmi/