Asociacioni i Komunave të Kosovës së fundmi ka paraqitur së fundmi kërkesat për masat anti-Covid, si të hiqet ora policore, të mos jetë e detyrueshme mbajtja e maskave në ambientet e jashtme si dhe ekipet mobile të kryejnë vaksinime në zonat e thella.
Këto janë 3 kërkesat e Asociacionit (Shoqatës) të Komunave të Kosovës, të bëra publike, i pari i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi.
Ky i fundit deklaroi se duke bazuar në të dhënat e fundit, situata epidemiologjikë në Kosovë paraqitet më mirë. Brahimi sqaroi se para ndryshimit të masave anti-Covid në Kosovë, gjithmonë zhvillohet një takim mes kryetarëve të komunave me nivelin qendror.

Për 3 kërkesat ndaj qeverisë për të ndryshuar masat anti-Covid, profesori i sëmundjeve infektive në Fakultetin e Mjekësisë, Ilir Totaj deklaroi se për momentin janë të arsyeshme, përcjell Euronews Albania.
Por, mjeku Totaj i nënvizoi se me shumë mundësi në Kosovë ka prezencë të variantit Omicron dhe për këtë arsye janë dërguar edhe 30 monstra jashtë vendit.
