Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se brenda 24 orëve janë kryer 1.817 testime, ku 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Nga Ministria e Shëndetësisë u bë e ditur se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërsa numri i të shëruarve është 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.836.
Ndryshe, në total numri i rasteve aktive është 318. /InLajmi/