Aktorja e njohur kosovare, njëherësh edhe deputete në Kuvendin e Kosovës, Adriana Matoshi, është liruar sot nga spitali.
Lajmin e ka konfirmuar një mike e saj e afërt.
“Po është liruar sot”, tha për Klankosova.tv, Gentiana Bunjoshi, duke shtuar se për detaje të tjera do të flasë vetë Matoshi.
Adriana u operua javën e kaluar në një spital në Tiranë, për ta hequr tumorin i cili iu kthye pas 9 vjetësh.