Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi këtë të hënë me një ceremoni të organizuar nga presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka dhënë zyrtarisht fund karrierës së bujshme të saj në xhudo, përcjell InLajmi.
Me këtë rast, ish-ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, ka shkruar disa fjalë për të.
Çitaku e ka quajtur ‘’Një dhe të vetmen’’, xhudisten Kelmendi, duke shtuar ‘’E bërë prej arit’’.
Majlinda Kelmendi është e njohur si sportistja që ka arritur më së shumti në historinë e Kosovës, e cila kulmin e karrierës e ka arritur në vitin 2016 kur i’a solli vendit tonë medaljen e parë të artë nga lojërat “Rio 2016”.
Kelmendi gjithashtu është shpallur 2 herë kampione botërore dhe 4 herë kampione evropiane.
Në sportin e xhudos, Majlinda Kelmendi ka fituar 46 trofe në sportin e xhudos./InLajmi/